U shfaq në TV me një orë të shtrenjtë, Macron e “zhduk” me lezet gjatë intervistës

schedule20:51 - 24 Mars, 2023

schedule 20:51 - 24 Mars, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili duhet të merret me qytetarët që protestojnë për rritjen e moshës së pensionit, bëri një veprim që tërhoqi vëmendjen. Gabimi mund të kishte kaluar pa u vënë re nëse vetë Macron nuk do të ishte përpjekur ta korrigjonte menjëherë dhe madje edhe në televizion.

Presidenti francez u shfaq në një intervistë televizive duke bërë gjeste, ndërsa mbante një orë luksoze në kyçin e dorës së majtë. Pak më vonë ora u zhduk, ndërsa ai vazhdoi të fliste me të njëjtin ton. Ora që mbante presidenti ishte e markës franceze Bell&Ross dhe që kap vlerën e rreth 2,500 eurove.

Ora u hoq kur Macron vuri dorën e majtë nën tavolinë ndërsa vazhdonte t’u përgjigjej pyetjeve. Kur e ktheu dorën në tavolinë, ora ishte zhdukur. Megjithatë, ekipi i tij pretendoi se Macron e hoqi orën sepse po kërciste shumë në tavolinë ndërsa lëvizte duart./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!