U shfaq në spital i transformuar, kritiku i Putin merr vendimin e papritur

schedule09:17 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:17 - 16 Shtator, 2020

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili luftoi disa ditë me vdekje pasi u helmua u shfaq dje për herë të parë në spital.

Ai njoftoi me anë të fotos se tashmë mund të merrte frymë. Ndërkohë, zëdhënësi i tij më për mediat ka njoftuar se Navalny do të kthehet në Rusi.

“Të gjithë gazetarët në mëngjes më kanë shkruar dhe më pyesin, a është e vërtetë që Aleksei ka në plan të kthehet në Rusi? Përsëri unë mund t’ua konfirmoj të gjithëve: asnjë mundësi tjetër nuk u mor parasysh kurrë”, shkroi zëdhënësi.

Kundërshtari kryesor i Presidentit Vladimir Putin, u sëmur gjatë fushatës më 20 gusht dhe u dërgua me avion në Berlin.

Gjermania thotë se testet laboratorike në tre vende kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe qeveritë perëndimore kanë kërkuar një shpjegim nga Rusia. g.v/abcnews.al