U shfaq në krah të Berishës, Evi Kokalari takohet me presidentin Ilir Meta

schedule13:09 - 30 Shtator, 2021

schedule 13:09 - 30 Shtator, 2021

Aktivistja e PD-së Evi Kokalari e cila përgjatë këtyre ditëve është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, është takuar ditën e sotme me presidentin Ilir Meta.

Vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto me kreun e shtetit. Kokalari shprehet se është e lumtur për këtë takim duke e falënderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.

“Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan ajo krah fotos.

Dje ajo hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.

Selia blu në një reagim për mediat e cilësoi deklaratën e Kokalarit shpifje, duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!