Xhenierët e Komandës Mbështetëse kanë nisur punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Bashkinë e Lezhës.
Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.
Lexo edhe: Shembet ura në fshatin Kalivaç të Lezhës, izolohen banorët
Pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.
/abcnews.al/