Mbi 1 milion euro të padeklaruara që u sekuestruan ditën e sotme në Portin e Durrësit janë gjetur në një kamion me targa TR 2046 U që transportonte lëndë për prodhimin e këpucëve nga Italia në Shqipëri.
Kamioni ishte nisur drejt Italisë katër ditë më parë dhe ishte kthyer sot me tragetin Bari-Durrës.
ABC News mëson se paratë i janë gjetur në makinë një shqiptari i cili më pas është ndaluar nga policia.
Pas konstatimit nga punonjësit e doganës, është njoftuar edhe Policia e Shtetit e cila ka nisur hetimet për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e parave të padeklaruara./abcnews.al