Lajm shumë i keq për organizimin e Juventusit, pasi një tifoz ndërroi jetë brenda në Allianz Stadium.
Konkretisht, gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League kundër Sevillas, 78-vjeçari Giuliano Visconti u rrëzua në tribunë dhe pavarësisht ndihmës së menjëhershme, nuk arriti të mbijetojë.
Tifozi italian i “Bianconerëve” punonte si arkitekt dhe la pas gruan dhe tre fëmijët. /G.D abcnews.al/