U rrëzua në konferencën e PPE, Silvio Berlusconi përfundon në spital

schedule08:20 - 23 Nëntor, 2019

schedule 08:20 - 23 Nëntor, 2019

Silvio Berlusconi vijon të jetë një ndër personazhet më të rëndësishëm në politikën italiane. Ish-kryeministri 83-vjeçar nuk ka hequr dorë nga aktivitetet e tij.

Së fundmi, Berlusconi ka qenë i pranishëm në konferencën e PPE-së në Zagreb, ndërsa i ka ndodhur diçka e jo e këndshme.

Berlusconi është rrëzuar gjatë konferencës teksa po tentonte të bënte “selfie” . Për pasojë ish-kryeministri i është nënshtruar ekzaminimeve  në spitalin “La Madonnina” në Milano, ndërsa mjekët zbuluan hematoma intramuskulare.

Fillimisht u tha se kishte thyerje të femurit, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga stafi i tij.

Asnjë këputje e femurit ose kockave. Nuk ka kthim urgjent, por presidenti u kthye siç ishte caktuar në fund të Kongresit të PPE. E vërteta është se kjo është një ngatërrim i parëndësishëm. Por, siç e dini, goditja e krahëve të një fluture në Kinë shkakton një stuhi në Teksas ”, komentojnë burime të Forzza Italia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!