U rrëmbye në Kenia, vullnetarja italiane kthehet në vendin e saj

schedule22:02 - 10 Maj, 2020

schedule 22:02 - 10 Maj, 2020

Një vullnetare italiane, e cila u rrëmbye në Kenia në nëntor të vitit 2018, është rikthyer në vendin e saj. Silvia Romano, 25 vjeçe, përqafoi prindërit dhe motrën e saj dhe u përshëndet nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë pasi zbarkoi në Romë.

Ajo u la e lirë nga grupi i dyshuar islamik al-Shabab pranë kryeqytetit të Somalisë Mogadishu të Shtunën. Shërbimi sekret i Italisë thuhet se është ndihmuar nga Turqia dhe Somalia për të siguruar lirimin e saj.

Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e italianes 18 muaj më parë. Pasi zbriti në aeroportin e Romës të Dielën, Romano tha se ndjehej mirë, si “fizikisht ashtu edhe mendërisht”.

Ajo është parë e shoqëruar nga burra të maskuar nga shërbimi sekret italian. Ndërkohë, babai i saj tha se ishte “duke shpërthyer nga gëzimi”.

Këmbanat e kishës u ngritën dhe njerëzit duartrokitën nga ballkonet e tyre në qytetin e lindjes të Romanos në Milano për të festuar kthimin e saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!