Një vajzë jezide, e cila u rrëmbye në moshën 11-vjeçare në Irak nga grupi i Shtetit Islamik dhe më pas u dërgua në Gaza, është shpëtuar pas më shumë se një dekade në robëri.
Jezidët janë një pakicë fetare që kryesisht jetojnë në Irak dhe Siri. Në vitin 2014, grupi i Shtetit Islamik pushtoi komunitetin Yazidi në Sinjar në Irakun verior, duke masakruar mijëra burra dhe skllavëruar vajza dhe gra.
Ushtria izraelite tha se personi që e mbante peng vajzën Fawzia Amin Sido, tanimë 21 vjeç, ishte vrarë gjatë luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, ndoshta si rezultat i një sulmi ajror.
Ushtria izraelite tha se Sido u lirua gjatë një “operacioni kompleks të koordinuar midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë” dhe u dërgua në Irak nëpërmjet Izraelit dhe Jordanisë.
Vajza, e cila tashmë është bashkuar me familjen e saj në Irak, ndodhet në gjendje të mirë fizike, por e traumatizuar nga koha në robëri dhe nga situata e rëndë humanitare në Gaza./abcnews.al