Gazetari Alfredo Cardoso, drejtor i uebsajtit të lajmeve me bazë në Acapulco, Las Dos Costas në Meksikën jugore, ka humbur jetën pas një sulmi me armë. Sipas burimeve, familja e Cardoso Eceverria kishte marrë vazhdimisht kërcënime.
Sipas të njëjtit burim, gazetari është rrëmbyer të enjten nga persona të maskuar të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tij. Ai u gjet të nesërmen, i qëlluar me 5 plumba në makinën e tij dhe u dërgua me urgjencë në spital, raportuan mediat meksikane.
Të paktën shtatë gazetarë janë vrarë në vitin 2021 në Meksikë. Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për punonjësit e medias. Më shumë se 100 gazetarë janë vrarë që nga viti 2000, sipas Komisionit Meksikan të të Drejtave të Njeriut. Tetë gazetarë u vranë në vitin 2020, sipas RSF.
Më shumë se 90% e vrasjeve të gazetarëve në Meksikë nuk dënohen, sipas organizatave që mbrojnë lirinë e shprehjes së medias./abcnews.al