U rrahën para një jave pas shitjes së apartamenteve dy herë, detaje për plagosjen në Tiranë

schedule10:08 - 13 Janar, 2021

schedule 10:08 - 13 Janar, 2021

Një plagosje me armë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se pas një sherri mes ortakësh të kompanisë “Star Construction” kanë mbetur të plagosur dy persona.

Njëri prej të plagosurve është Klodian Gomina, kalimtar rastësor në rrugë, ndërsa tjetri, ortaku i kompanisë, biznesmeni Sino Llanaj. Dyshohet se autor i plagosjes është ortaku tjetër Albert Allmuça.

Lexo edhe: Përplasje mes ortakëve të një pallati, identifikohet i plagosuri dhe autori i dyshuar në Tiranë

Mësohet se ortakët janë konfliktuar për shkak të problemeve me shitjen e apartamenteve nga dy herë.

 

Po ashtu, burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur se edhe roja e këtij objekti është goditur me sende të forta.

Një javë më parë, ata u konfliktuan sërish fizikisht dhe pamjet e sherrit qarkulluan në rrjetet sociale.

Pallati është në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda” në njërën prej zonave që po merr mjaft zhvillim sëfundmi në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!