23-vjeçari Xhoen Osmënaj është shprehur se me personat nuk është konfliktuar më parë dhe se i njeh thjesht si persona me fytyra ska pasur ndonjë komunikim me to.
Osmënaj gjithashtu ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit dhe nuk e di arsyen se pse efektivi i policisë Anxhelo Bardhi dhe shoku i tij Daniel Rista e kanë ndaluar dhe goditur një natë më parë.
Lexo edhe:Polici i rrugores rrahu 23-vjeçarin, del videoja e sherrit në mes të Fierit
“Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. Nuk më kanë ndjekur më herët, na prenë makinën dhe na goditën. Vajza që kisha në makinë është e afërmja ime, nuk ka lidhje me këtë çështje“, është shprehur 23 vjeçari./abcnews.al