U rrah nga disa të rinj se u kërkoi të mbanin maskë, humb jetën shoferi i autobusit në Francë

schedule20:12 - 10 Korrik, 2020

schedule 20:12 - 10 Korrik, 2020

Shoferi i autobusit në Francë, që u sulmua nga një grup pasagjerë që refuzuan të mbanin maska, ka ndërruar jetë disa ditë pas incidentit. 59-vjeçari Philippe Monguillot humbi jetën në spital ndërsa lajmin e trishtë e dha vajza e tij.

Marie njoftoi: “Vendosëm që ta linim që të shkonte. Mjekët e rekomanduan dhe ne ramë dakord.”

Monguillot u sulmua në vendin jugperëndimor të Bayonne të dielën pasi u kërkoi tre pasagjerëve që të mbanin maska, në kuadër të rregullave të vendosura për menaxhimin e krizës së koronavirusit në Francë. Po ashtu, shoferi u përpoq të të kontrollonte biletën e një burri tjetër.

Lexo edhe: U kërkoi të mbanin maska, shoferi i autobusit rrihet brutalisht nga të rinjtë

Në lidhje më ngjarjen, dy të rinj janë akuzuar për tentativë vrasjeje, dy të tjerë mosdhënie ndihme për një person në rrezik dhe një tjetër për tentim të fshehjes së një të dyshuari, tha zyra e prokurorit vendor.

Dy personat e akuzuar për vrasje në tentativë janë të moshës 22 dhe 23 vjeç. Ata nuk kanë qenë persona të panjohur për policinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!