U rikuperuan nga Covid-19 dhe kanceri i gjirit, çifti feston përvjetorin e 46-të të martesës

schedule14:35 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:35 - 18 Shtator, 2020

Një çift i martuar për 46 vjet kanë kaluar shumë sfida së bashku duke përfshirë, Covid-19 dhe kancerin.

Robert dhe Janice Beecham pothuajse nuk arritën të festonin përvjetorin e tyre së bashku këtë vit pasi Robert filloi të përjetonte simptoma të koronavirusit. Mushkëritë e tij ishin të mbingarkuara, ai kishte të dridhura dhe e humbi ndjenjën e shijes, shkruan Dailymail.

Sëmundja ishte një  tjetër goditje, duke qenë se Janice kishte probleme shëndetësore vetë dhe ishte gati t’i nënshtrohej kimioterapisë pas operacionit për kancerin e gjirit.

Ndërkohë, që ajo po priste trajtimin e saj të parë me kimioterapi kur burri i saj u sëmur. Megjithëse Janice nuk mund ta vizitonte për shkak të pandemisë, për Robertin kujdeseshin mjekët.

Kështu çifti u shëruan dhe shpëtuan të dy duke arritur të festonin përvjetorin e 46-të të martesës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!