Gjykata Administrative pezulloi nga detyra nënkryetarin e bashkisë së Vorës, Genti Picari duke rikthyer në detyrë dy ish-nënkryetarët.
Vendimi i gjykatës administrative vjen pas padisë së kësaj të fundit, e cila ishte shkarkuar nga Agim Kajmaku sëbashku me Hekuran Brahimajn për të lënë të vetmin nënkryetar pikërisht Genti Picarin.
Prokuroria dyshon se të gjitha këto veprime, Agim Kajmaku i bëri pasi ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Bashkisë së Vorës me argumentin se kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.
Ndërkohë, gazetarja Esiona Konomi raportn për abcnews.al se aktualisht në bashkinë Vorë ka shkuar nënprefekti i Tiranës për të protokolluar vendimin e gjykatës.
Nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pritet të komandohet si kryetar (deri në shprehjen përfundimtare të gjykatës) nënkryetari Hekuran Brahimaj./abcnews.al