U rikthye pas 8 muajsh, Kjaer: Më kishte munguar fusha, ndaj Interit duhet të jemi të kujdesshëm

schedule10:00 - 31 Gusht, 2022

schedule 10:00 - 31 Gusht, 2022

Simone Kjaer u rikthye në fushën e lojës pas 8 muajsh që nga dëmtimi që mori në ligament më 1 dhjetor 2021.

Një mungesë e gjatë, por në fund ia doli të hidhte prapa krahëve atë dëmtim, ndërsa tashmë është rikthyer të luajë në fushën e lojës.

Pas ndeshjes me Sassuolon ku Kjaer zbriti në fushën e lojës, ka theksuar se i kishte munguar fusha, ndërsa ndaj Interit do të bëjnë maksimumin.

“E kërkova unë zëvendësimin, pasi është normale që disa dhimbje të ekzistojnë, por më kishte munguar fusha, edhe pse do të kisha dashur që të luanim disi më ndryshe, të kishim marrë një tjetër rezultat.

Fatkeqësisht u pa qartë se ne mungoi uria.

Duhet të rigjejmë atë dhe mbi të gjitha qasjen se sezonit të kaluar.

Çdo ditë punohet dhe jepet maksimumi për të arritur ditën tjetër aty ku kërkon dhe psikologjikisht edhe pse nuk është e lehtë, në këtë aspekt ne jemi rritur shumë si skuadër në vitet e fundit.

Mendoj se kundër Sasuolos na mungoi aspekti psikokologjik, ajo qetësia për të arritur te pasimi i fundit dhe për të shënuar, pasi rastet i patëm.

Ndaj, kundër Interit duhet të jemi të gjithë shumë të kujdesshëm, sepse nëse nisim që të frenojmë shpesh tani, bëhet tepër e vështirë”, tha mbrojtësi. /f.a/abcnews.al