U rikonstruktua në qershor, reshjet çajnë në dysh rrugën e Borshit

schedule10:43 - 8 Janar, 2021

schedule 10:43 - 8 Janar, 2021

Moti i keq ka sjell probleme të mëdha në vend. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar dëmtim në aksin Borsh-Sarandë.

Nga pamjet shihet se rruga është çarë, ndërkohë që u rikonstruktua në qershor të vitit të kaluar. Për rrjedhojë aksi është  pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge. g.v/abcnews.al