U ri-operua pas 20 vitesh në zemër te “Shefqet Ndroqi”, përfundon me sukses ndërhyrja tek 45-vjeçarja

schedule10:23 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:23 - 20 Shkurt, 2023

Është kryer me sukses një ndërhyrje delikate në zemër te një 45-vjeçare nga ekipi i kardiologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

45-vjeçarja është ri-operuar pas 20 vitesh dhe kjo ka bërë që ndërhyrja të ishte shumë e vështirë, por njëkohësisht dhe një sukses për ekipin e mjekëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një të një postimi në rrjetin social “facebook”.

Postimi i plotë:

Një ndërhyrje delikate në zemër tek një 45-vjeçare që u ri-operua pas 20 vitesh u realizua me sukses nga ekipi i kardiokirugjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

Urime ekipit me Dr. Rezart Deveja, Dr.Dervish Hasa, Dr.Ketion Menkshi, anestezistët Dr.Marjeta Bilja dhe Dr.Anri Gongo, infermieret Marinela Guri dhe Eriselda Kiço.

Në qendrën e dytë publike të #Kardiokirurgjisë, me sallat e mirëpajisura kardiokirurgjikale dhe ekipit të talentuar të mjekëve po kryhen ndërhyje delikate me një gamë të gjerë, me rezultate shumë të mira ??r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!