U qëllua pranë banesës, ky është biznesmeni që u vra në Ksamil

schedule23:18 - 6 Qershor, 2021

schedule 23:18 - 6 Qershor, 2021

Ky është Gramoz Memaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil. Gazetarja Silvi Sulaj raporton se Memaj, rreth 40 vjeç ishte nga Tepelena dhe jetonte në Ksamil.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes. Sakaq, nuk është e qartë nëse viktima rezulton me prezent penal.

Grupi i hetimit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!