U qëllua për vdekje nga polici, e afërmja: Kërkojmë drejtësi për Klodianin

schedule11:40 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 9 Dhjetor, 2020

Trupi i pajetë i Klodian Rashës u përcoll sot për në banesën e fundit. Në familjen Rasha ka pllakosur dhimbja dhe zia, ndërsa humbja është e madhe për ta.

Të afërmit e përshkruajnë atë si një djalë të qetë, ndërsa kërkojnë drejtësi. Sipas tyre i riu nuk ka pasur kurrë armë, duke mos pranuar kështu versionin e policisë.

Ishte i pafajshëm, ka dalë për të pirë kafe. Unë e kam çun kunati. Kur është kthyer policët e kanë ndalur për maskën dhe e kanë qëlluar pas shpine. Babai i vet ka thënë që ia kemi lënë drejtësisë. Të vrasë polici djalin e ri, ai asgjë nuk ka pasur. Presim drejtësi. Ishte alamet djali. Babai i vet është çorientuar, edhe serbi, greku nuk të re ashtu. Nuk ka pasur armë kurrë”, thotë një e afërme për mediat.

LEXO EDHE: Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

Klodian Rasha u qëllua nga një efektiv policie mbrëmjen e djeshme pak  pas mesnate në rrugën “Dritan Hoxha”. I riu nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte thyer orën policore. Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.

Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstatoi se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistoletë në kokë dhe shpatull 25-vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!