U qëllua me armë te Komuna e Parisit, flet 22-vjeçari problematik: Isha në kafe

schedule09:15 - 13 Tetor, 2021

schedule 09:15 - 13 Tetor, 2021

Një person u plagos mbrëmjen e djeshme me armë zjarri te zona e Komunës së Parisit në Tiranë. Redi Balla 22-vjeç u gjet nga policia me një plagë në këmbë, por nuk pranoi që të jepte shumë detaje në lidhje me rrethanat. Gazetarja e “ABC”, Xhensila Kodra raporton se i riu nuk ka dhënë dëshmi të plotë.

Ai është shprehur se “nuk e pashë kush më qëlloi”. “Isha në kafe, do të shkoja në shtëpi. Kisha parkuar aty, sa vajta te makina më qëlluan në këmbë, nuk jam banor i asaj zone” ka thënë më tej ai.

Lexo edhe: 22-vjeçari mori taksi për të shkuar në spital

Por një gjë e tillë nuk e ka bindur grupin hetimor që pritet që ta marrin sërish në pyetje të plagosurin që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

22-vjeçari është i skeduar si tip problematik, pasi ka qenë më parë disa herë i shoqëruar për konflikte që kanë përfunduar në dhunë.

Përpos tij, grupi hetimor ka marrë edhe dëshmitë e disa prej banorëve të zonës, por edhe pamjet nga disa kamera sigurie për të shkuar në gjurmët e autorit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!