Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë adoleshentin afro-amerikan, i cili u plagos rëndë javën e kaluar pasi u qëllua nga një pronar i shtëpisë që trokiti aksidentalisht në derën e tij.
Last night, I had a chance to call Ralph Yarl and his family.
No parent should have to worry that their kid will be shot after ringing the wrong doorbell. We’ve got to keep up the fight against gun violence.
And Ralph, we’ll see you in the Oval once you feel better. pic.twitter.com/mPXiM1X6nK
— President Biden (@POTUS) April 18, 2023
“Ralph, shihemi në Zyrën Ovale kur të jeni më mirë,” shkroi Biden në Twitter.
Prindërit e 16-vjeçarit Ralph Paul Earl i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij binjakë 13-vjeçarë nga një shtëpi në Kansas City rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 13 prill, por ai shkoi në adresën e gabuar.
Pronari i shtëpisë, një burrë i moshuar i bardhë, qëlloi në drejtim të adoleshentit nga dera e përparme e xhamit, duke e plagosur në krah dhe në kokë.
Autori, 84-vjeçari Andrew Lester u akuzua të hënën nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Misurit me dy akuza.
/abcnews.al

