U “puth” nga fati kur fitoi lotarinë 5 mln euro, por biznesmeni 33-vjeçar bie në grackën e hajdutëve, i grabisin arin

schedule20:40 - 30 Maj, 2022

schedule 20:40 - 30 Maj, 2022

Fati i trokiti në derë një vit më parë, kur fitoi një lotari preh 5 milionë eurosh. Por me sa duket fati i mirë nuk e ndoqi edhe pasi fitoi lotarinë, pasi shtëpia e tij u grabit nga tre persona mbrëmjen e së premtes.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar italian të cilin persona të maskuar e kërcënuan me armë së bashku me partneren e tij dhe e detyruan t’i jepte 8 kilogram shufra ari me një vlerë totale prej 600 mijë eurosh, përveç 20 mijë eurosh cash.

Sipas medieve italiane, viktima është një biznesmen italian që jeton në Torre Pellice, një fshat i qetë me rreth 4000 banorë në provincën e Torinos.

Grabitja ishte e planifikuar me kujdes.

Hajdutët kishin pritur kthimin e 33-vjeçarit së bashku me të fejuarën e tij 25-vjeçare pranë hyrjes së shtëpisë.

Kur fuoristrada ndaloi para shtëpisë, ata i kërcënuan me armë.

“Ne kishim dalë për darkë, duhet të ketë qenë ora 23.30… Ishin tre burra me fytyrë të mbuluar me kapuç, të mirë informuar, shumë të vendosur”, tha 33-vjeçari për karabinierët.

“Të gjithë mbanin doreza dhe ai që dukej si shefi, i vetmi që fliste dhe jepte urdhra për bashkëpunëtorët e tij duke mbajtur një armë, kishte një theks të fortë rumun.”

Karabinierët e komandës provinciale kanë disa pista në duar dhe janë duke hetuar rastin/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!