U pushkatuan se shkruan me vërtetësi, përkujtohen Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

schedule21:24 - 18 Korrik, 2022

schedule 21:24 - 18 Korrik, 2022

Nga Agim Blloshmi

U pushkatuan se shkruan me vërtetësi dhe mjeshtëri. Ky ishte fati i trishtë i dy poetëve nga Librazhdi, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Ata janë përkujtuar nga familjarët dhe miqtë e tyre në 45 vjetorin e pushkatimit të tyre. Vëllai i Vilsonit Bedri Blloshmi kërkon që të dënohen ata që kryen krime në komunizëm.

 “Të ndëshkohen ata që i vranë. U vranë pa akuza vetëm se ishin poetë. Në gjyq u diskutua vetëm krijimtaria e tyre.”

Pas vendosjes së kurorave tek Memorali i poetëve, aktiviteti vazhdoi tek fshatin Bërzeshtë ku lindën martirët.

Të afërmit, miqtë dhe shkrimtarët vlerësuan veprimtarinë e Lekës dhe Blloshmit.

 “S’ka në asnjë vend në botë që të këtë pushkatuar poetë”.

Gazetari Beqir Sina ka mbërritur nga Amerika posaçërisht për këtë aktivitet. Pjesëmarrësit ju kërkojnë institucioneve që shtëpia e martirëve të kthehet në muze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!