U programua si titullar në Champions, ja pse Djimsiti nuk zbriti në fushë

schedule20:58 - 19 Shkurt, 2020

schedule 20:58 - 19 Shkurt, 2020

Berat Djimsiti ishte zgjedhur si titullar nga Gian Piero Gasperini për ndeshjen e sotme kundër Valencias. Atalanta po luan takimin e parë të raundit të 1/8 në Champions League në “San Siro” dhe rreth 50 mijë tifozë janë të pranishëm në stadiumin mitik.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka provuar dhimbje në nxehje dhe i ka lënë vendin Mattia Caldarës. 27-vjeçari nga Presheva ka pësuar një kontraktim muskulor përpara fillimit të ndeshjes dhe trajneri i Atalantës është detyruar të bëjë këtë lëvizje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!