Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U prezantua në Rumani, Hoxhallari letër emocionuese drejtuar ambientit bardheblu

schedule14:50 - 2 Qershor, 2022

schedule 14:50 - 2 Qershor, 2022

Erjon Hoxhallari u prezantua zyrtarisht në Rumani te skuadra e UTA Arad, teksa vendosi të largohet nga Tirana pas 12 vitesh si bardheblu.

Mbrojtësi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuat të gjithë ambientin bardheblu, që nga drejtuesit e deri tek punëtorët e fushës.

Në fund përshendetet me tifozët bardheblu që e kanë mbështetur gjithmonë pa kushte skuadrën kryeqytetase. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Hoxhallari shkruante:

“Miq dhe dashamirës, përshëndetje! Njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e familjes së madhe bardheblu. Ka qenë privilegj për mua që për 11 vite të mbaja veshur fanelën e ekipit më të titulluar në Shqipëri. Jam rritur me ngjyrat bardheblu dhe kam kaluar çdo gjë të mirë dhe vështirësi të karrierës sime.

Kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime dhe do i jem mirënjohës gjithmonë KF Tirana që më dha mundësinë të arrij këtu ku jam sot. Dua të falënderoj nga zemra presidentin e ekipit Refik Halili për mbështetjen që më ka dhënë gjatë këtyre viteve. Falënderoj gjithë trajnerët që kam punuar për këto vite dhe bashkëlojtarët me të cilët kam luajtur.

Falënderim i veçantë i shkon drejtorit Tefik Osmani dhe profesor Orges Shehit të cilët ndërtuan një ekip model dhe kampion. Falënderoj gjithë stafin që kanë qenë të palodhur. Po ashtu një falenderim shkon dhe për stafin mjekësor. Jeni më të mirët çuna. Faleminderit dhe për legjendën Ajdar Karai. Një falënderim i madh shkon për vëllezërit dhe lojtarët më të mirë në Shqipëri.

Ka qenë kënaqësi dhe nder për mua të luaja me secilin nga ju. Zoti ju dhëntë sukses kudo që të jeni. Faleminderit dhe njëherë çuna që ma bëtë këtë vit më të bukur dhe më të lehtë. Jeni më të mirët dhe do të më mungoni shumë. Dhe në fund, po më të rëndësishmit një falënderim shumë i madh për tifozërinë më të mirë në Shqipëri të cilët na kanë mbështetur në ditët tona më të mira dhe më të vështira! Faleminderit të gjithëve dhe shihemi përsëri kampionë. Me respekt, Erjon Hoxhallari!” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!