“Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim që ta martonim”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme para mediave në protestën e organizuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha, një vajzë që u hoq si motra e tij, por në fakt rezultoi se ishte mashtrim.
Me një flamur në duar, teksa në një moment i ra të fikët duke humbur ndjenjat, vajza që tha se ishte Bora Rasha dhe deklaroi se kishte ardhur nga Italia pasi mori vesh lajmin e vrasjes së të vëllait, por gjithcka rezultoi se ishte e sajuar.
Gazetarja e “ABC”-së Glidona Daci kontaktoi me familjen Rasha, e cila mohoi që vajza të ishte motra e Klodianit. Nga verifikimet rezultoi se vajza ishte Bukuroshe Sali, nga fshatrat e Konispolit.
Familja Rasha ka 4 fëmijë, 3 djem (Klodianin që u vra nga policia dhe dy të tjerë) dhe një vajzë, e cila është e martuar dhe në momentin e protestës nuk ndodhej në tubim, por në shtëpi./ db/Abcnews.al