U prezantua me ujqër, Diego Costa: Kurrë nuk jam frikësuar kaq shumë në jetën time

schedule16:30 - 13 Shtator, 2022

schedule 16:30 - 13 Shtator, 2022

Diego Costa rikthehet të luajë futboll pas një periudhe të gjatë pa ndonjë skuadër. Por prezantimi te skuadra e Wolves ishte i veçantë por edhe i frikshëm për sulmuesin.

Costa u prezantua teksa mbante disa ujqër dhe për këtë ai ka dhënë edhe deklaratën e tij, ku ka theksuar se asnjëherë nuk ishte frikësuar më shumë, pasi nga momenti në moment ujqërit mund të riktheheshin.

“Ata ishin vërtet ujqër, jo qen të zakonshëm siç mendojnë të gjithë. Ishte një përvojë e pazakontë, por vërtet nuk u ndjeva rehat. Unë vetë kam qen në shtëpi, por ndryshimi është se këta ishin ujqër. Kurrë nuk jam ndjerë kështu që kam qenë i frikësuar. Thjesht mendova se mund të ktheheshin drejt meje dhe të më sulmonin. Ishte një grua që po i stërviste dhe ajo vazhdonte t’i thërriste që të shkonin përpara, por unë nuk isha fare rehat. E dija se isha i marrë fund nëse do të ktheheshin nga mua, isha vërtet i frikësuar”, ka deklaruar 33-vjeçari.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!