“U pretendua se kishte lindur burrë”, gruaja e presidentit francez ngre një padi

schedule15:00 - 18 Shkurt, 2022

schedule 15:00 - 18 Shkurt, 2022

Së fundmi bëhet me dije se gruaja e presidentit francez, Emmanuel Brigitte Macron këtë të premte ka ngritur një padi kundër dy grave që shpërndanë dezinformata në internet se Zonja e Parë ka lindur si burrë.

Mediat vendase bëjnë me dije se seanca e parë në këtë procedurë është caktuar për 15 qershor.

Dy gra, njëra duke u paraqitur si profete dhe tjetra si gazetare e pavarur, raportuan se Brigitte Macron ishte një person transgjinor. Padisë i janë bashkuar edhe vëllai dhe tre fëmijët e Zonjës së Parë, dhe bëhet fjalë për shkeljen e privatësisë dhe keqpërdorimin e fotografive.

Ndërkohë në rrjetet sociale prej disa muajsh po dalin informacione sipas të cilave Brigitte Macron, me mbiemrin e vajzërisë Tronje, ka lindur si burrë dhe quhej Jean-Michel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!