U plagos me thikë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Gjirokastër

schedule14:36 - 12 Prill, 2021

schedule 14:36 - 12 Prill, 2021

Ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçari, Ilirian Ruca i cili mbeti i plagosur me thikë mesditën e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen e Pazarit të qytetit, ku pas një konflikti  Afrim Nazifi 57 vjeç goditi me mjet të mprehtë shtetasin  Ilirian Ruca, rreth 60 vjeç.

Mësohet se autori e ka goditur dy herë me thike në shprektë edhe në shpatul. 60-vjeçari u transportua në spital por për si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e  ngjarjes. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!