U plagos me thikë, kryebashkiaku Kokoneshi niset drejt “Traumës”

schedule14:12 - 11 Nëntor, 2022

schedule 14:12 - 11 Nëntor, 2022

Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës i cili së bashku me shoferin e tij, Gazmir Bullari mbetën të plagosur me thikë është nisur drejt Traumës.

Kokoneshi u plagos nga Orges Xhelili, ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.

Ai ka marrë plagë në shpatull dhe krah.

Kokoneshi po sillet në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë shoferi i tij  i është nënshtruar një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale dhe po survejohet nga mjekët e spitalit të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë.

Fillimisht debati ishte mes Kokoneshit dhe Xhelalit, ndërsa shoferi tentoi t’i ndante./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!