Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U plagos me armë zjarri në Tapizë, 35-vjeçari kushëri i Durim Bamit

schedule16:56 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:56 - 4 Nëntor, 2020

Pasditen e kësaj të mërkure një 35 vjeçar është plagosur në Tapizë të Krujës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Ervin Kodra, i cili nuk ishte një emër i panjohur për policinë e mbi të gjithë ai është kushëri i Durim Bamit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndonjë lidhje faktin që 35 vjeçari është kushëri i Bamit.

Durim Bami i njohur ndryshe si “I forti i Niklës”, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Ndërkohë në vitin 2018 Bami u ndalua nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!