Një grua 85-vjeçare u vra nga një aligator në Florida teksa po shëtiste qenin e saj në bregun e një liqeni.
Një fqinj i saj, tha se ajo pa viktimën duke u përpjekur të shpëtonte qenin që ishte sulmuar nga zvarraniku. Por aligatori 3 metra i gjatë e tërhoqi edhe atë në ujë.
“Më kujtohet që doli në sipërfaqe dhe po përpiqej të dilte në breg. I thashë të notonte në një varkë me pedale dhe ajo tha: Nuk mundem, aligatori po më tërheq”, 77-vjeçarja Carol, siç raportohet nga kanali televiziv WPBF.
Carol lajmëroi shërbimet e urgjencës dhe u përpoq të ndihmonte shoqen e saj.
Qeni u shpëtua, por pronarja nuk mundi të shpëtonte, tha për mediat Shërbimi i Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida (FWC), duke shprehur ngushëllimet për të afërmit e të ndjerës.
Aligatori u pikas nga një helikopter i policisë lokale dhe u kap. Ai peshonte rreth 300 kilogramë.
Aligatorët shpesh shfaqen në rrugët e Floridës ose shtrihen dhe bëjnë banja dielli në bar, veçanërisht në fusha golfi. Por shanset që një banor i shtetit të lëndohet nga një aligator është një në 3 milionë, sipas FWC. Midis 1948-2021 u regjistruan vetëm 26 sulme fatale.
Sipas Carrol, viktima, një grua e matur dhe e sjellshme, ajo ishte e ve.
/abcnews.al