U përplas për vdekje nga makina, dedikimi prekës për të renë shqiptare: E hareshmja jonë

schedule09:18 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 09:18 - 6 Dhjetor, 2021

Fjoralba Kallaba, është e reja shqiptare e cila kë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Zvicër pasi është përplasur tragjikisht nga një makinë ndërsa ishte në trotuar.

28 vjeçarja është nga Kamenica e Kosovës. Një familjar i saj ka shprehur dhimbjen përmes disa rreshtave në rrjete sociale.

 “Mbrëmë u shua një dritë kushërira ime, Fjoralba Kallaba, ndërroi jetë aksidentalisht mbrëmë në ZH Zvicër në moshën 28 vjeçare! Prehu në paqe o yll, o e hareshmja jonë. Nuk kemi fjalë si familjarë të shprehim dhimbjen që kemi për ty o engjëll…! Ngushëllime prindërve, vëllezërve si dhe gjithë familjarëve”, ka shkruar ai.

Lexo edhe: Po qëndronte në trotuar, e reja shqiptare aksidentohet për vdekje në Zvicër

Mediat në Zvicër bënë me dije se 28-vjeçarja ndodhej në trotuar bashkë me një person tjetër kur është goditur nga një makinë. Si pasojë e plagëve të marra 28-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!