Një aksident ka ndodhur pas mesdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në fshatin Gjocaj mësohet se një automjet ka përplasur një motor.
Për pasojë, është plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit. Siç duket në pamjet e siguruara nga ABC, impakti i përplasjes ka qenë i konsiderueshëm tek motomjeti i përfshirë në aksident. s.b/abcnews.al/



