Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u aksidentua pasditen e sotme në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve te marra.
63-vjeçarja u përplas nga një motor. Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. g.v/abcnews.al