Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip “Ford”.
Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.
Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar. Ndërsa viktima është Ardjan Xhaja, polic i burgut të Peqinit.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident. s.b/abcnews.al/