U përplas me një automjet, përfundon në spital drejtuesi i motorit në Lezhë
Drejtuesi i një ciklomotori ka mbetur i lënduar pasi u përplas me një automjet tip “Benz”. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre , në afërsi të një karburanti.
Drejtuesi i motorit me iniciale Gj.M., është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al/