Humbja e djeshme në shtëpi kundër Salernitanës i ka dhënë fund aventurës së Luciano Zaurit në pankinën e Pescarës. Miqtë fituan 1-2 dhe kjo disfatë është përjetuar keq nga trajneri. Zauri ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme sipas raportimeve të Ilcentro.it.
Italiani u përplas me Ledian Memushajn kohë më parë. Mesfushori vlonjat nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen kundër Livornos (hera e gjashtë që largohej para kohe nga loja) dhe reagoi ndaj trajnerit, i cili vendosi të mos e grumbullonte në ndeshjen pasardhëse.
Në fillim u përfol për një largim të kapitenit nga Pescara, ekip që renditet në vend të 12-të në Serie B, por palët u sqaruan dhe paqja u rikthye. Tani është larguar trajneri, teksa drejtuesit po punojnë për të gjetur timonierin e ri. /abcnews.al


