Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U përplas me garazhin e komisariatit të policisë, arsyetimi i çuditshëm i 26-vjeçares: Ishte faji i GPS

schedule22:02 - 2 Maj, 2022

schedule 22:02 - 2 Maj, 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Portland, SHBA.

Një 26-vjeçare përplasi makinë e saj me  garazhin e Departamentit të Policisë së Porlandit.

Arsyetimi që i dha policisë megjithatë ishte i çuditshëm.

Ajo tha se ishte duke ndjekur udhëzimet e GPS-it të saj dhe me pak fjalë  fajin e kishte GPS që ajo u përplas me makinën e saj në komisariat.

Ngjarjen e ka bërë të ditur Departamenti i Policisë së Portlandit në Facebook , duke renditur fotot përkatëse.

Natyrisht, policia nuk e besoi se fajin e kishte GPS-i dhe deklaroi se shkaku i aksidentit ishte “niveli i tepërt i alkoolit në gjak”.

Departamenti i policisë theksoi gjithashtu se “fatmirësisht nga përplasja nuk pati asnjë të lënduar dhe ngjarja përfundoi me një dëm të vogël material.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!