U përplas me betonieren në Tiranë, del foto e shoferit të motorit, miqtë: Qofsh i xhenetit, çun kampion me zemër të madhe

schedule22:27 - 25 Qershor, 2022

schedule 22:27 - 25 Qershor, 2022

Erald Qafa (Totilla) është shoferi i motorit, i cili ndërroi jetë në spital, pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas me një betoniere.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut në Tiranë.

Lexo edhe:U përplas me betonieren në Tiranë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari që drejtonte motorin

Erald Qafa duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Ndërkohë të shumta janë mesazhit ngushëlluese nga miq dhe të afërm në rrjetet sociale për viktimën 41-vjeç.

“Qofsh i xhenetit, çun kampion me zemër të madhe”, shkruan një mik i afërt i viktimës në rrjetet sociale.

Mësohet  se viktima  se ishte i apasionuar pas motorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/