U përfshi në listën e kandidatëve për deputetë, largohet Toni Gogu, emërohet prefekti i ri i Tiranës

schedule18:15 - 10 Mars, 2021

schedule 18:15 - 10 Mars, 2021

Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për t’i lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj.

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Muratajn në krye të Prefekturës së Tiranës i cili vjen nga një eksperiencë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të qarkut të Tiranës.

Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqësisë.

I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqesise në zona si Kamëz, Vorë etj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!