Gjashtë ditë pas aksidentit, 14-vjeçari Arjol Dervishaj ka humbur jetën mesnatën e së hënës në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai trajtohej në reanimacion.
Nga aksidenti ku ishin tre minorenë, 14-vjeçari ishte më i dëmtuari rëndë në kokë. Pas aksidenti, i mituri u transportua në spitalin e ‘Traumës’ me helikopter për mjekim më të specializuar, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Dy të miturit e tjerë, 13 dhe 14 vjeç, që ishin në makinë bashkë me të ndodhen në spital në gjendje të stabilizuar. Për aksidentin, policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin, pronari i makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit.