Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U përfol se vdiq, Koreja e Jugut zbulon çfarë ka ndodhur me Kim Jong Un

schedule10:40 - 27 Prill, 2020

schedule 10:40 - 27 Prill, 2020

Këshilltari special i sigurimit kombëtar të Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in për Cnn, ka deklaruar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Madje ai ka thënë se lideri i Koresë së Veriut ndodhet në zonën e Wonsan që nga 13 Prilli. “Kim Jong Un është  gjallë dhe mirë. Ai ka qëndruar në zonën e Wonsan që nga 13 Prilli. Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani”, ka thënë ai për CNN.

Ai bëri bëri thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit, Kim Jong-un.

Prej ditësh në mediat ndërkombëtare është vënë në pikëpyetje shëndeti i liderit koreano-verior, madje u raportua se ka dyshime që ai mund të ketë vdekur. Këto dyshime u ngritën, pasi që prej 11 prillit Kim Jong Un nuk eshtë shfaqur në publik. Madje ai mungoi edhe në festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij, themeluesit të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kontrollon fort çdo informacion që rrethon liderin e saj, i cili trajtohet pothuajse si një hyjni brenda vendit. Mungesat e tij nga media zyrtare shtetërore shpesh ngjallin spekulime dhe zëra për shëndetin e tij.

Vendi nuk ka shtyp të lirë , mirëpo një uebfaqe e specializuar në punët e Koresë së Veriut publikoi imazhe satelitore të Shtunën që studiuesit thanë se një tren “që ndoshta i përket Kim Jong Un” është parkuar në një stacion hekurudhor pranë shtëpisë së pushimit të Jon Un, më 21 prill.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!