Carlos Tevez festoi 37-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Sulmuesi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Boca Juniors, por nuk ka ndërmend të ndalet. Disa ditë më parë në mediat argjentinase qarkulloi lajmi i tërheqjes së Tevez nga futbolli i luajtur.
Vetë goleadori i njohur ka qetësuar tifozët e Bocas së tij të dashur, ekip me të cilin ëndërron të fitojë Kupën Libertadores. Varja e këpucëve në gozhdë do të vijë, por ai moment është akoma larg për lojtarin latin.
“Ka shumë njerëz që në vend të informojnë, përhapin vetëm thashetheme dhe gënjeshtra. E them një gjë të tillë, pasi janë thënë shumë të pavërteta në lidhje me të ardhmen time“, thekson sulmuesi i famshëm argjentinas. /abcnews.al