U përfol se do të linte futbollin, Higuain: Babai më ka keqkuptuar, nuk tërhiqem

schedule13:18 - 6 Prill, 2022

schedule 13:18 - 6 Prill, 2022

Ditët e fundit është përfolur se Gonzalo Higuain do të tërhiqej nga futbolli, dhe se në këtë mënyrë do të varte këpucën në gozhdë.

E gjithë kjo kishte të bënte me një deklaratë të babait të sulmuesit, i cili kishte thënë se djali i tij do të tërhiqej nga futbolli i luajtur.

Për këtë temë në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes mes Inter Miami dhe News England Revolution në MLS, Higuain sqaroi se e gjithë kjo është një keqkuptim që ka ndodhur dhe nuk e ka menduar kurrë largimin nga futbolli.

“Mendoj se babai im e ka keqkuptuar. Unë kurrë nuk i thashë se do të tërhiqem. Ai e keqkuptoi, kjo është ajo që ndodhi. Por nuk ka të bëjë me realitetin. Jam i fokusuar në ekipin tim dhe do të respektoj kontratën. Ajo që mund të thotë babai apo persona të tjerë nuk ka lidhje me mua. Kur te vije koha, unë do të jem i pari që do ta komunikoj tërheqjen”, u shpreh ish-sulmuesi i Juventusit, Milanit, Napolit dhe Realit të Madridit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!