U përfol se do largohej nga Milan, Krunic gati rinovimin me “kuqezinjtë”

schedule08:16 - 6 Shtator, 2023

schedule 08:16 - 6 Shtator, 2023

Një prej mesfushorëve më të përfolur te Milan, si për merkato, ashtu edhe për rolin e tij në fushë, Rade Krunic po përgjigjet në fushën e gjelbër me paraqitje fantastike. Boshnjaku zhvilloi një paraqitje të rëndësishme edhe për sa i përket bilancit taktik në “Olimpico” kundër “verdhekuqve” të Roma-s.

Forma e mirë e Krunic u konfirmua dhe nga numri i lartë i topave të rikuperuar, plot 9 të tillë, me asnjë nga “kuqezinjtë” që nuk doli më mirë kundër “verdhekuqve” të Jose Mourunho. Ndërkohë, këto ditë do të shfrytëzohen nga drejtuesit për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

Pas ofertave të shumta, tashmë boshnjaku do të “blindohet” deri në vitin 2028 me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që ajo aktuale mezi i kalon 1 milion eurot. /i.m /abcnews.al