“U përballëm me reshje të pazakonta”, kreu i Bashkisë Lezhë: Evakuuam 5 familje, situata drejt normalizimit

schedule13:22 - 20 Janar, 2023

schedule 13:22 - 20 Janar, 2023

Situata e përmbytjeve në Lezhë, duket të jetë drejt përmirësimit. Në një lidhje të drejtpërdrejt në ABC, kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu tha se ditët e fundit u përballën me një situatë të pazakontë të reshjeve c’ka solli një situatë të vështirë për qytetin.

“Ka qenë një fluks reshjesh i pazakontë që ka krijuar një situatë të vështirë, në disa zona. Situata tani është thuajse e normalizuar, nuk ka ujë në qytet. Po ndërhyjmë për pastrim në disa akse që t’I kthehemi normalitetit. Kryesore ka qënë kontakti me familjarët që rrezikoheshin me qëllimin që mos kemi pasoja të rënda. Fluksi i reshjeve ishte i lartë. Drini kaloi kuotën kritiën, përroi i Manatisë kaloi cdo normalitet, ishim në një zonë të nxehtë. Nëse nuk do ndërhynim do kishim një situate katastrofike. Forcat e ushtrisë do ndërtojnë një urë të cilën e mori rrjedha. Familjet janë asistuar nga shërbimet e bashkisë.

Hidrovorët janë gjithashtu drejt normalizimit, në Tale nuk ka funksionuar për shkak të energjisë. Ne marrim cdo ditë parashikimin reshjet nuk kanë qenë në nivel të këtij lloji, jemi gjetur përballë një fluksi të jashtëzaknshëm. Fakti që uji në mesnatë ka qenë 90% i tërhequr do të thotë se ka një punë të organizuar. Nuk jemi më në kushtet e dikurshme, kemi hapur kanalet kulluese c’ka na ka ndihmuar shumë në këtë situatë.” – tha Ndreu, ndërsa theksoi se si pasojë e situatës së vështirë për 5 familje u pa i nevojshëm evakuimi.

“5 familje kemi evakuuar dje, nuk është se kemi ndonjë problematikë tjetër, sot kemi asistuar me ndihma. Kryesore ishte që nuk kemi patur pasoja në njerëz. Kemi qenë në gatishmëri, në terren për të qenë të shpejtë në ndërhyrje.” u shpreh Ndreu.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të tregtarëve në tregun e Lezhës, kryebashkiaku e konsideroi absurd kërkesën për dëmshpërblim brenda 24 orëve.

“Dje për shkak të situatës dhamë urdhër mbylljen e tregut. Na rrezikoheshin banesa dhe banorë. Rankohen gjërat nga problematikja. Dje mbyllëm tregun për shkak të mosmundësisë së menaxhimit të situatës së ujit. Ishte normale që tregtarët të mbyllnin tregun e mos kishim pasoja në njerëz. Ne kemi shkuar sot aty për të thithur ujin e për ta sjellë tregun në normalitet. Do ngremë një komision, po të dalin të kërkojnë dëmshpërblim për 24 orë, kjo është absurde. Tregtarët s’mund të bërtasin pse ra shi. Ka vite që s’ka ndodh kjo histori me reshjet.” – theksoi Ndreu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!