Fregata tip “La Fayette (FLF) Aconit” është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit për një ndalesë disa ditore.
Kjo fregatë është vendosur në Mesdheun qendror si pjesë e misioneve të prezencës së rregullt të anijeve luftarake franceze në këtë zonë detare dhe veçanërisht në detin Adriatik. Fregatën e vizituan ambasadorja e Francës në vendin tonë dhe nga kundëradmirali i rangut te 1, Adnand Agastra, i cili e konsideroi vizitën e fregatës bashkëpunim dhe forcim te Forcës Detare shqiptare dhe aleatëve francezë.
Gjatë konferencës për shtyp me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq, kundëradmirali Agastra theksoi se kjo vizitë do të ndihmojë për rritjen e shkallës së trajnimeve të efektivëve të forcës sonë detare në kuadrin e angazhimit në NATO. Ndërsa diplomatja përjashtoi mundësinë që vizita e fregatës së marinës kombëtare franceze ka lidhje me luftën Ukrainë-Rusi, pasi ajo ishte programuar shumë kohë më parë.
Fregata Aconit ka filluar shërbim aktiv në vitin 1999, dhe është një nga pesë fregatat e tipit La Fayette të Forcës së Veprimit Detar. Si një anije luftarake e fshehtë dhe polivalente, Aconit mund të kryejë veçanërisht në misione të mbikëqyrjes detare dhe të zbulimit.
/abcnews.al