Pacientja e moshës 59 vjecare e cila prej 4 vitesh ankohej për dhimbje dhe ndjesi lodhjeje në këmbën e djathtë, paraqitet në spitalin Hygeia si rezultat i shfaqjes së një plage ulcerative si dhe pamundësisë për të lëvizur madje edhe në distanca mjaft të shkurtra.
Gjithashtu vlen të përmendim se pavarësisht trajtimit medikamentoz, gjendja e pacientes vinte duke u përkeqësuar.
Pas konsultës së specializuar diagnoza që u përcaktua nga mjeku angiokirurg ishte “arteropati periferike” dhe mundësia e vetme e trajtimit të problemit ishte nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale dhe specifikisht bypass-it midis arteries arteries femorale komune dhe arteries tibialis posterior.
Kjo ndërhyrje u realizua duke përdorur graft venoz i cili merret nga vetë pacientja nëpërmjet incizioneve minimale duke reduktuar maksimalisht kohën e rekuperimit.
Ndërhyrja u realizua me sukses nga Dr. Bledar Hodo, mjek kirurg vaskular & kardiokirurg në spitalin Hygeia.
Fill pas ndërhyrjes këmba e pacientes ndryshoi dukshëm në ngjyrë si rezultat i revaskularizimit të të arteries, u reduktuan shenjat e ishemisë dhe për pasojë edhe dhimbjet nga të cilat pacientja ankonte para ndërhyrjes.
Për t’u lidhur me Dr. Bledar Hodo, kontaktoni: 04 23 90 000
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!